Lufta në Ukrainë, hetuesi rus: 92 ukrainas po akuzohen
Moska ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime kundër njerëzimit, tha kreu i komitetit hetimor të Rusisë.
Alexander Bastrykin i tha faqes së lajmeve qeveritare Rossiiskaya Gazeta se mbi 1 mijë e 300 hetime penale kanë filluar.
Ai propozoi gjithashtu një gjykatë ndërkombëtare të mbështetur nga vendet si Irani, Siria dhe Bolivia – aleatë tradicionalë të Rusisë, përcjell rtv21.tv
Rreth 96 persona, përfshirë 51 komandantë të forcave të armatosura, janë në kërkim, tha tutje Bastrykin.
Ukrainasit janë të përfshirë në “krime kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit”, tha ai për gazetën.
Ukraina po kryen gjithashtu hetimet e veta për krimet e luftës.
Këtë muaj, Ukraina tha se po shqyrtonte më shumë se 21 mijë krime lufte dhe krime agresioni që dyshohet se janë kryer nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në muajin shkurt./21Media