Kadriaj: Zotëriu i parë i paprekshëm, Gërvalla të jap llogari para deputetëve

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj e gjatë seancës së Kuvendit,  e cila po mbahet sot ka thënë se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po ia fsheh skandalet e vazhdueshme të Sadriut.
“MPJ ka pranuar të paguajë 13 mijë euro gjobë sesa t’i bëjë publike të dhënat e shpenzimeve të këtij diplomati që po shihet se është i paprekshëm, pavarësisht skandaleve dhe shkeljeve të vazhdueshme. Ministrja Gërvalla në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur fshehur skandalet e vazhdueshme të zotëriut të parë para mediave deklaroi se nuk i kanë ofruar këto fatura meqë s’mund t’i ndajnë shpenzimet veç e veç të të gjithë misionit…”, ka thënë Kadriaj.
E për këtë, Kadriaj ka kërkuar që Gërvalla të jep llogari para deputetëve.
“Kërkoj që Ministrja të jap llogari para deputetëve, të na tregojë a do të merren masa pas këtij dënimi, kush do të jap llogari. Apo ky zotëria i parë është mbi shtetin, mbi ministrat apo edhe mbi qeverinë”, ka deklaruar a Kadriaj.
Para disa ditëve Ministrisë së Punëve të Jashtme iu është shqiptuar gjobë prej 13 mijë eurove për mos ofrimin për mediat të faturave të shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, i cili është edhe bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani./21Media

Back to top button