BOKS: Hetemi, kampion i Kosovës dhe i Gjermanisë
Boksieri Elvis Hetemi ka fituar titullin Internacional të Kosovës në peshën super të mesme dhe titullin e Gjermanisë. Ai mposhti gjermanin Deniz Altz në meçin e vlefshëm për dy titujt që u zhvillua në Ferizaj. Hetemi e rrëzoi kundërshtarin që në rundin e parë me një goditje në trup. Kjo ishte fitorja e 17-të në boksin profesionist për të, ndërsa ka edhe një humbje. Në anën tjetër, Altz pësoi disfatën e katërt karshi 11 fitoreve tjera. Ndeshjet u zhvilluan në palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj./21Media