Sistemi i raketave nga Gjermania mbërrin në Ukrainë
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Rezniko thotë se sistemi i raketave me shumë lëshime MARS II i dhuruar nga Gjermania ka mbërritur në vend.
“Vëllai i tretë në familjen Long Hand – MLRS MARS II nga Gjermania – ka mbërritur në Ukrainë”, shkroi Reznikov në Twitter të hënën.
“Faleminderit Gjermanisë dhe personalisht koleges time Ministres së Mbrojtjes Christine Lambrecht për këto sisteme. Artileritë tanë përshëndesin partnerët tanë gjermanë!, transmeton rtv21.tv.
MARS II është një përmirësim gjerman i M270 MLRS i përdorur gjithashtu nga ushtria amerikane. Ajo ka një rreze të ngjashme me atë të sistemit HIMARS të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, së bashku me më shumë kapacitet raketash (12 raketa në vend të gjashtë), por pak më pak manovrim.
Gjermania kishte thënë se do të dhuronte tre nga këto sisteme, por është e paqartë se sa prej tyre u janë dorëzuar forcave ukrainase./21Media