Largohen barrikadat në Zupç të Zubin Potokut
Mjetet e rënda që u vendosen gjatë ditës së djeshme në fshatin Zupç të Zubin Potokut janë larguar sot gjatë ditës.
Barrikadat tjera që u larguan gjatë kanë qenë edhe ato në fshatin Rudar të Komunës së Leposaviqit.
Kallxo.com ka njoftuar se automjetet e rënda ishin vendosur në rrugë nga persona të maskuar, e madje edhe largimi i tyre u bë nga persona që po ashtu ishin të maskuar dhe vështirë të identifikueshëm. Përderisa, rruga për në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak është ende e bllokuar, kjo pasi në urën kryesore që të dërgon në këtë pikë janë vendosur mjete të rënda.
Gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme në një konferencë për media kanë folur për situatën e tanishme dhe zhvillimet e djeshme. Kurti ka thënë para mediave se janë të vendosura 9 barrikada në veri të Ibrit dhe deri sa të largohet edhe barrikada e fundit, vendimet e 29 qershorit për reciporitetin e letërnjoftimeve dhe regjistrimin e targave në RKS nuk do të shtyhen./kallxo.com