Vallëzimi disko thyen rekordin Guinness
Organizatorët e një festivali në Angli thyen rekordin botëror Guinness duke mbledhur rreth 600 njerëz për të kërcyer njëkohësisht me muzikë disko.
Sophie Ellis-Bextor organizoi këtë festival rreth një topi gjigant vezullues në Camp Bestival në Dorset për të mbledhur para për Ellen MacArthur Cancer Trust.
Rekordi i shpallur zyrtarisht kishte 598 kërcimtarë të veshur me pelerina me tegela të ngjashme kërcenin me këngën “We Are Family” të Sister Sledge për të thyer Rekordin Botëror Guinness për vallëzimin më masiv në disko duke mposhtur rekordin me më shumë se 270 kërcimtarë, transmeton rtv21.tv.
Rreth 30,000 njerëz kanë marrë pjesë në Camp Bestival.
Festivali ka 14 vjet që zhvillohet./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?