Aksidentohet autobusi me multikultivator, lëndohet një person
Një person është lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Cërrcë të Istogut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:15, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërgu për trajtim mjekësor”, tha Gashi./21Media