Për tri ditë, mbi një mijë raste me Covid-19 në Maqedoni të Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se për tri ditë janë regjistruar 1,233 raste të reja me Covid-19, nga 3.561 testime.
Gjithashtu, në të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar edhe 7 viktima si pasojë e koronavirusit, raporton tv21.
Ndërsa, ISHP ka regjistruar 1.450 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në nivel vendi arriti në 331.988, prej të cilëve 318.599 janë shëruar 9.398 viktima./21Media