Reali rrëmben Superkupën e Evropës
Real Madridi ka bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme në finalen e Superkupës së Evropës duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 2-0 dhe duke e rrëmbyer kështu trofeun e parë sezonal
Epërsinë e parë skuadra e Carlo Ancelotti e gjeti në minutën e 37’ kur mbrojtësi austriak i krahut Davide Alaba realizoi nga afërsia pas një asistimi nga braziliani Casemiro dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushimin 15 minutësh.
Në pjesën e dytë gjiganti spanjoll tregoi edhe njëherë se është skuadër e fuqishme në garat evropiane dhe e dominoi kundërshtarin duke shfaqur lojë të bukur si rezultat i së cilës erdhi edhe goli i dytë në minutën e 66’ dhe realizues ishte sulmuesi në top formë, Karim Benzema. Për francezin asistoi braziliani Vinicius Jr.
Në minutat e mbetura, Frankfurti nuk arriti që të këndellët dhe dukej i pafuqishëm për të bërë diçka më shumë përballë një Real Madridi dominues.
Kështu trajneri Carlo Ancelotti dhe skuadra e tij rrëmbejnë një tjetër trofe shumë të rëndësishme evropian duke dërguar kështu mesazh të rëndësishëm drejt rivalëve në prag të nisjes së edicionit të ri garues 2022/23.