Ujërat e lumit Yangtze zbulojnë statuja budiste
Rënia e nivelit të ujit të lumit Yangtze ka zbuluar një ishull të zhytur në qytetin jugperëndimor të Kinës – Chongqing dhe statuja budiste mbi që besohet të jenë 600 vjeçare, ka raportuar media shtetërore Xinhua.
Tre statujat u gjetën në pjesën më të lartë të shkëmbinjve të ishullit të quajtur Foyeliang, fillimisht të identifikuara si të ndërtuara gjatë dinastive Ming dhe Qing. Një nga statujat përshkruan një murg të ulur në një piedestal zambak uji, raporton CNN.
Nivelet e ujit në Yangtze kanë rënë për shkak të thatësirës dhe valës së të nxehtit në rajonin jugperëndimor të Kinës.
Javët e thatësirës në të gjithë Evropën kanë zbuluar gjithashtu thesare të zhytura prej kohësh./21Media