Kaloni te përmbajtja kryesore

Borrell i bindur se mund të zgjidhet edhe çështja e tabelave

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka shprehur sonte bindjen se është e mundur të zgjidhet problemi i hapur për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Borrell, në një intervistë për shërbimin publik austriak ORF, ka theksuar se paqja në rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv.
“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, ka deklaruar ai.
Borrell ka treguar se çështja për tabelat është ende e hapur.
“Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, ka shtuar Borrell.
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dje ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button