Kaloni te përmbajtja kryesore

Filloi edicioni evropian për gjyqtarët kosovarë

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, kanë nisur me ndeshje evropiane për edicionin 2022/2023.
Në edicionin e ri gjyqtarët kosovarë të hendbollit pritet të kenë angazhime të shpeshta në kupa evropiane, ndërsa çifti Vitaku tashmë ka drejtuar ndeshjen e parë.
Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës Evropiane (meshkujt), janë takuar dy skuadrat norvegjeze, Kolstad Handball dhe Drammen HK. Ndeshjen e fortë dhe interesante e fitoi Kolstadi me rezultat 28:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:14. Të pranishëm në ndeshjen ishin mbi 2000 shikues./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button