KEK-u njofton se kur përfundon inspektimi i njësisë A-3
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë një njoftim në lidhje me statusin aktual të njësisë A-3.
KEK ka njoftuar se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë me 31 Gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i njësisë për kthim në punë.
“Përndyshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3”, njoftoi KEK-u./21Media