Twitter dorëzohet ndaj kërkesave të përdoruesve
Twitter më në fund po u jep përdoruesve të tij funksionin e ri që ata kanë kërkuar shumë – një buton redaktimi.
“Nëse shihni një Tweet të redaktuar, kjo është për shkak se ne po testojmë butonin e redaktimit. Kjo po ndodh dhe ju do të jeni mirë,” shkroi kompania në Twitter.
Aktualisht është duke e testuar funksionin dhe do ta shpërndajë atë në javët e ardhshme për abonentët e Twitter Blue, i cili kushton 4,99 dollarë (4,33 £) në muaj, përcjell portali rtv21.tv
Tweet-et do të jenë të disponueshme për t’u modifikuar disa herë brenda 30 minutave pas postimit.
Twitter Blue aktualisht është i disponueshëm në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re – por testet fillestare do të kufizohen vetëm në një vend.
Tweet-et e redaktuara do të shfaqen me një ikonë, stampë kohore dhe lidhje me
Bashkëthemeluesi i kompanisë dhe ish-shefi ekzekutiv kishte thënë se ndoshta nuk do të jepte kurrë një buton redaktimi.
Por në prill, Elon Musk, në atë kohë duke planifikuar të blinte kompaninë, postoi një sondazh në Twitter, në të cilin 73.6% e 4.4 milionë të anketuarve thanë se donin një të tillë.
Megjithatë, disa thonë se është e panevojshme ose në kundërshtim me frymën e platformës./21Media
|m1\-w|m3ga|m5