Zelensky thotë se rimorën 1000 km katrorë territor

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pretendon se ushtria e vendit ka rimarrë më shumë se 1,000 kilometra katrorë territor që nga fillimi i muajit, ndërsa ata vazhdojnë të bëjnë presion në rajonet Kharkiv dhe Kherson.
“Si pjesë e operacioneve të vazhdueshme mbrojtëse, heronjtë tanë kanë çliruar tashmë dhjetëra vendbanime. Dhe sot (e enjte) vazhdoi kjo lëvizje, ka rezultate të reja”, tha ai në fjalimin e natës të enjten.
Zelensky falënderoi ushtrinë, inteligjencën dhe shërbimet speciale “për çdo flamur ukrainas që është ngritur këto ditë”./21Media

Back to top button