Çitaku thotë se mësimi s’po fillon për shkak të kokëfortësisë së Kurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se procesi mësimor nuk po fillon për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Albin Kurti.
Çitaku ka shkruar në “Facebook” se  Kurti po refuzon që të dialogojë me sindikatat për të zgjidhur çështjen e grevës,
“Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”, ka shkruar ajo.

Nga data 25 gusht, shkollat janë në grevë në të gjithë Kosovën. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave./21Media

Back to top button