KMDLNj kërkon nga qeveria dhe SBAShK që ta gjejnë një zgjidhje

“KMDLNj thërret palët që urgjentisht të gjejnë një zgjidhje dhe nxënësit të fillojnë mësimin. Ndryshe, të dyja palët do të marrin përgjegjësi për shkelje të rënda dhe serioze të të drejtave të njeriut për një arsim cilësor dhe të domosdoshëm”. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut ka bërë thirrje që Qeveria Kurti dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Sipas KMDLNj, që nga data 25 gusht, 320 mijë nxënësve të të gjitha niveleve u mohohet e drejta elementare e njeriut, e drejta për shkollim, njofto
“Në çdo reagim, deri më sot, KMDLNj ka deklaruar se greva mbetet vetëm si zgjidhje e skajshme kur shpenzohen të gjitha mundësitë për arritje të një marrëveshjeje e që KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar këto mundësi prandaj, pa të drejtë po e pësojnë 320,000 nxënës në Kosovë si dhe familjet e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
KMDLNj ka thënë se Qeveria e Kosovës, si ushtruese efektive dhe e mandatuar e pushtetit është dashur të bëjë përpjekje të vazhdueshme që të evitohet greva e jo të shpërfillë kërkesat e SBASHK për takim përkatësisht kryeministri Kurti është dashur ta takojë kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj, jo një herë por sa do të ishte e nevojshme në mënyrë që të tejkalohet situata.
“Refuzimi i vendosur i kryeministrit Kurti ta takojë kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj e vështirëson shumë zgjidhjen e ngërçit të krijuar aq më parë që ministrat dhe vartësit e kryeministrit nuk dalin jashtë qëndrimeve të kryeministrit madje, për më keq me një fjalor fyes dhe kërcënues e fusin çështjen në rrugë njëkahëshe, pa zgjidhje. “ Përpjekja “ e presidentes për të ndërmjetësuar ka qenë, më shumë penguese se që e ka pasur qëllimin e mirë për faktin se nuk ka qenë asnjënëse në këtë angazhim. Dhe në fund, për KMDLNj, edhe këmbëngulja e SBASHK dhe Rrahman Jasharaj se: “ ose 100 euro ose do të bëhet kijameti …” nuk është e arsyeshme për faktin se nëse kërkoni ndërmjetësim dhe zgjidhje përmes dialogut atëherë nuk duhet dhe nuk mund të insistoni 100 % në qëndrimin tuaj. Sepse, nëse nuk ka gatishmëri për një lëshim nga pozitat fillestare pse atëherë duhet të bisedohet ? ! KMDLNj e kupton gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve të Kosovës sikur edhe të punonjësve të arsimit mirëpo, aktualisht ka kategori shumë më të rrezikuara ekonomikisht e të cilat nuk bëjnë grevë prandaj këtë duhet ta ketë parasysh edhe SBASHK”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.
Nga data 25 gusht, shkollat janë në grevë në të gjithë Kosovën. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave./21Media 

Back to top button