REAGIME: “Qeveria jo transparente me dialogun”! (Video)

Haxholli: S’ka iniciativë nga qeveria për t’i raportuar kuvendit.-Imeri: Kryeministri e ka obligim të raportojë në kuvend për dialogun
Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të trajtohet në takime me liderë politikë, por ajo duhet të bartet në raportime të rregullta në Kuvend, kanë porositur Qeverinë e Kosovës partitë politike opozitare. Kryeministri Kurti ka takuar liderët e opozitës në muajin gusht për t’i njoftuar për çështjen reciprocitetit në targa dhe atë të dokumenteve. Monitorues të Kuvendit por edhe analistë politikë thonë se kryeministri Kurti po e injoron organin ligjvënës.(Përgatiti: Ilir Berisha
Kamera: Alban Ismaili).
/21Media

Back to top button