Ylli i Squid Game bën histori në Emmy Awards 2022
Lee Jung-jae i Squid Game është bërë ylli i parë aziatik që fiton çmimin Emmy për aktorin më të mirë në një dramë.
Koreja e Jugut fitoi për rolin kryesor të Seong Gi-hun në “Squid Game”.
Krijuesi i dramës së famshme, Hwang Dong-hyuk fitoi çmimin për regjisorin më të mirë, gjithashtu i pari aziatik që e bën këtë.
“Ted Lasso” fitoi për serialin komedi më të mirë për të dytin vit radhazi.
Anëtari i kastit të “Succession”, Matthew Macfadyen fitoi për aktorin më të mirë dytësor të dramës për portretizimin e tij të ambiciozit Tom Wambsgans.
Megjithatë, përsëri Cox nuk mundi të fitojë çmimin për aktorin më të mirë të vitit, duke humbur nga Lee i “Squid Game”.
Brett Goldstein, Zendaya, Amanda Seyfried, Michael Keaton, Julica Garner, Jean Smart, ishin ndër të tjerë aktorë që fituan çmime mbrëmë në Emmy 2022./21Media