Rusët godasin një digë, përmbyten qindra shtëpi në vendlindjen e Zelenskyt

Zyrtarët në qytetin jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih, thonë se 112 shtëpi janë përmbytur pasi raketat ruse goditën një digë të madhe rezervuari aty pranë.
Banorët e rreth 22 rrugëve në dy rrethe u kërkuan të evakuohen, tha kreu i qytetit Oleksandr Vilkul.
Ai tha se gjatë natës u kryen dy shpërthime për të rritur rrjedhën e ujit nga diga në lumin Inhulets dhe situata tani ishte “nën kontroll”.
Ukraina tha se sulmi ishte hakmarrje nga Rusia për kundërsulmin e saj të fundit, transmeton rtv21.tv.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi Rusinë si një “shtet terrorist” pas sulmit të së mërkurës në rezervuarin Karachunivske.
“Ju jeni të dobët që luftoni civilët”, tha Zelensky, i cili ka lindur në Kryvyi Rih, në fjalimin e tij vonë të natës të mërkurën. Të poshtër që, pasi janë arratisur nga fusha e betejës, po përpiqen të bëjnë dëm nga diku larg”, shtoi ai.
Kjo ishte një referencë e dukshme për sukseset e fundit ushtarake të Ukrainës në një kundërofensivë të shpejtë në rajonin verilindor të Kharkiv të vendit. Ajo ka parë ushtrinë e Ukrainës të rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.
Por duke folur të enjten në mëngjes, z. Vilkul tha se nivelet e ujit në lumin Inhulets tani “kanë rënë ndjeshëm”. Ai tha se nuk kishte viktima.
Moska nuk ka komentuar publikisht mbi sulmet e raportuara me raketa./21Media

Back to top button