Bad News Eagles kampion në turneun Tipsport në Pragë

Edhe një sukses tjetër i anëtarëve të ekipit kosovar Bad News Eagles në garat e videolojërave të CS:GO. Ata u shpallën fitues të turneut “Tipsport Prague Cup 2022” pas fitores kundër ekipit nga Çekia Dynamo Eclot.
Gara në të cilën ekipi i Kosovës doli fitues, ishte e ndarë në dy grupe me nga 4 ekipe, dhe u zhvillua gjatë dy ditëve, 17 e 18 shtator.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) i ka uruar anëtarët e ekipit për suksesin e arritur si dhe për përfaqësimin dinjitoz./21Media

Back to top button