Paraburgim për personin që dyshohet se përdhunoi një 8 vjeçar! Prokuroria: Prindërit i kishin besuar kujdesin e fëmijëve
Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë në Gjevgjeli ka miratuar masën e paraburgimit për një person, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj të miturit, përcjell TV21
Nga Prokuroria thanë se prindërit i kishin besuar kujdesin e fëmijëve personit në fjalë.
“I dyshuari, të cilit prindërit i kanë besuar kujdesin për tre fëmijët e moshës 8,6 dhe 2 vjeç, ka shfrytëzuar të njëjtat rast dhe ka kryer vazhdimisht veprën “përdhunim” ndaj fëmijës më të madh”, u bë e ditur mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë, shkruan TV21./21Media