Studentët synojnë migrimin!

Bie numri i studentëve të rinj në UP
Numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës ka shënuar një rënie të madhe në krahasim me vitin paraprak. Sipas zyrtarëve të UP-së në vitin akademik 2022/2023 në të gjitha drejtimet janë regjistruar mbi 4 mijë studentë, mëse 2 mijë më pak se vitin paraprak. Megjithatë Institucionet nuk kanë arritur të adresojnë shqetësimet e të rinjve.
Një numër i të rinjëve që janë regjistruar në Universitetin e Prishitnës, po shohin përtej studimeve të ardhmen e tyre. Por jo në Kosovë. Studimet, sipas tyre, do t’ju japin mundësinë për të ikur jashtë vendit.
Të paktën 4000 studentë janë regjistruar në vitin e ri akademik në Universitetin e Prishitnës, duke shënuar numrin më të vogël prej vitesh të regjistrimit në këtë Institucion. Por këtë vit në Universitetin e Prishtinës, në të gjitha nivelet, bachelor, master e doktoratë, pritet të jenë rreth 6 mijë studentë.
Ikja e te rinjëve nga Kosova ka ulur numrin e studentëve dhe një numër drejtimesh në UP ka telashet e veta me mbajtjen e procesit mësimor.
Janë 9 institucione publike universitare, përfshirë Universitetin e Prishtinës që funksionojnë në Kosovë. Megjithatë as vendimi i Qeverisë së Kosovës për studime falas në këto institucione publike nuk ka ndikuar që të rritet numri i studentëve.
Njohësi i arsimit, Jonuz Salihaj e vlerëson si shqetësuese dukurinë e migrimit të studentëve dhe njëkohësisht kërkon mbështetje më të madhe nga institucionet e vendit për arsimin e lartë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ofron bursa çdo vit për studentët e universiteteve publike të cilët kanë notën mesatare 9.0 dhe më të lartë. Por ajo së bashku me Qeverinë në tërësi ende nuk kanë oftruar një platformë që do të adresonte ikjen e të rinjëve dhe njëkohësisht zvogëlimin e numrit të studentëve./21Media

Back to top button