Hoxhaj: Kosova humbi mundësinë të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe për shkak të Qeverisë Kurti
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se “Kosova po dështon të bëhet pjesë e NATO-s për shkak të qeverisjes së tanishme”.
“Kur në fillim të vitit u shfaq një gjeopolitikë e rrezikshme pas luftës në Ukrainë, dukej shpresëdhënëse mundësia që Kosova të përfitonte dhe bëhej pjesë e Partneritetit për Paqe, si paradhomë e anëtarësimit në NATO! Kësaj pritje, së bashku me fundvitin i erdhi fundi! Një mundësi e tillë po dështon për shkak të paditurisë dhe hipokrizisë së atyre që po udhëheqin Kosovën! NATO-ja, janë ata që sot po mbrojnë shtetet dhe jo dikush tjetër!”, përfundoi Hoxhaj./21Media