Osmani dhe Kurti do të pranojnë sot Raportin e Progresit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë do të pranojë Raportin e Progresit për Kosovën të këtij viti nga Komisioni Evropian.
Osmanit raporti do t’i dorëzohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog në Presidencë në ora 16:30.
Edhe kryeministri, Albin Kurti do ta pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për këtë vit.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti sot rreth orës 17:15 pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2022.
Komisioni Evropian pritet të miratojë sot paketën e zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën thuhet se progresi ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë. Kuvendi i Kosovës ka qenë cak i kritikave për menaxhim të dobët të agjendës legjislative.
Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje./21Media