Gërvalla udhëton në Gjermani për vizitë zyrtare
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të homologes së saj gjermane, Annalena Baerbock.
Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Gërvalla do të zhvillojë takim me Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro- atlantike të shtetit të Kosovës.
“Ministrja Donika Gërvalla-Schëarz udhëtoi për vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock . Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock. Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schwarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane znj. Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës. Po ashtu temë e takimit ndërmjet dy ministreve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë do të jenë edhe reformat e nisura në vend, situata politike dhe e sigurisë në Evropë. Mes tjerash ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz me ministren e Jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock do të bisedojë për sfidat energjetike që i ka rajoni dhe Evropa, për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për mërgatën nga Republika e Kosovës në Gjermani si një urë lidhëse kulturore, ekonomike mes dy republikave mike”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./21Media