Queen lanson këngën “Face it Alone”, me interpretim të Freddie Mercury

“Face It Alone” titullohet kënga e bendit Queen, të cilën ky bend e realizoi kah fundi i viteve të 80-ta, por që atë e lansoi tani. Kjo këngë është me vokal të këngëtarit tashmë të ndjerë Freddie Mercury.
Ajo është e para e lansuar me vokal që tij pas më shumë se tetë vitesh.
Kitaristi Brian May dhe bateristi Roger Taylor  për këtë këngë u treguan fansave të tyre gjatë një interviste për media të realizuar gjatë sezonit veror që lamë pas.
Bendi këngën “Face It Alone” e incizoi gjatë sesioneve për albumin “The Miracle”, i cili ka kryesuar në toplistat e këngëve në atë kohë.
Produksioni i Queen dhe ekipi që kujdeset për arkivin e këngëve të tyre, këtë këngë e gjetën sërish kur filluan të punojnë në këtë album që do të rilansohet në nëntor.
Albumi “The Miracle”, i Queen është i 13-ti të cilin e realizoi ky bend. Ai u lansua dy vite para se Mercury të vdiste nga Aids. Freddie Mercury vdiq në vitin 1991.
E albumi i ri përfshinë edhe gjashtë këngë të papublikuara më parë.
Bendi Queen edhe në albumin “Queen Forever” të vitit 2014 përfshiu tri këngë të padëgjuara më parë.
Taylor në intervistën e tij për media ka përfunduar me këtë se është mirë për të gjithë që të dëgjojnë këtë këngë pas kaq vitesh./21Media

Back to top button