Presidenti i Maltës sot në Kosovë
Sot, Presidenti i Maltës, George Vella po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.
Sipas njoftimit të presidencës, Vella do të pritet me ceremoni shtetëore nga e para e vendit, Vjosa Osmani.
Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media./21Media