Defekt në ashensor, lëndohen katër persona në Prizren
Katër persona kanë mbetur të lënduar dje në Prizren, si pasojë e një defekti në ashensorin e një ndërtese.
Personat e lënduar kanë raportuar se papritur ashensori ka lëvizur nga kati i parë në bodrumin e ndërtesës
“Prizren 24.10.2022 – 20:26. Viktimat (dy meshkuj dhe dy femra) kosovar-e kanë njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me ashensor për në banesat e tyre papritmas ashensori ka lëvizur nga kati 1 deri në podrumin e banesës me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin policor.
Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuat prokurori./21Media