Afrika prezanton robotin e parë humanoid

Kemi parë filma fantastiko-shkencor ku robotët humanoid bashkëjetojnë me njerëzit, dhe ku ata krijojnë aventura interesante. Por ky robot që shohim në ekran nuk është nga ekrani i madh. Ai është i vërtetë dhe quhet “Omeife”.
Me fjalë të tjera, ky është roboti i parë humanoid që u ndërtua në Afrikë. Ai u prezantua në ngjarjen madhështore dedikuar teknologjisë në botë, Gitex, që u organizua në qendrën botërore të tregtisë në Dubai.
Robotin “Omeife” e ka krijuar grupi i kompanive Uniccon, që është njëri prej grupeve në Nigeri që po zhvillohet shpejtë, e që ofron artikuj elektrik, zgjedhje inovative teknologjike për biznese dhe agjenci teknologjike.
“Omeife” është i gjatë 1 metër e 80 cm. Ai ka pamjen e një gruaje afrikane dhe shërben për nevoja në biznes. Ai shërben për shumë qëllime, si asistent.
Roboti “Omeife” është projektuar që të flasë në gjuhën afrikane, si dhe të kuptojë thellë kulturën afrikane.
“Omeife” gjatë të folurit bën ilustrime me anë të duarve, qesh dhe gjeste të tjera. Ajo është e programuar që t’i kushtojë vëmendje një personi specifik dhe të gjallërojë amosferën me biseda.
“Omeife” është e kujdesshme me fjalët, fjalitë dhe shprehjet e ndryshme. Ajo nuk nxiton me fjalët, por flet ngadalë. Sipas përgjegjësve të kompanive të grupit Uniccon, Afrika po zhvillohet shpejtë në fushën e teknologjisë, dhe po kontribuon në tregun global./21Media