Osmani e Kurti urojnë presidenten e re sllovene, të gatshëm për forcimin e marrëdhënieve të të dyjave vendeve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, uroi homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar me rastin e zgjedhjes si presidente e parë femër e Sllovenisë.
Ajo në një postim në Twitter shkroi se pret që së bashku të punojnë për partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Sllovenisë.
“Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, uroi Osmani.
E për detyrën e re Pric Musarin e uroi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po ashtu u shpreh i gatshëm për të punuar së bashku në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe, për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta si shtete demokratike të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit.”, shkroi Kurti në Twitter./21Media

Back to top button