PVD e Shaip Kamberit shpall fitoren në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve

Partia për Veprim Demokratik ka shpallur fitoren në zgjedhjet për Kuvendin e Këshillit Nacional i Shqiptarëve.
Kryetari i kësaj partie, Shaip Kamberi përmes një postimi në rrjetet sociale I ka uruar PVD-në për fitoren.
“Bashkërisht i sollëm fitoren Listës sonë zgjedhore dhe dëshmuam se jemi partia më e madhe në Luginën e Preshevës.”, shkroi ai në Facebook.
Në bazë të rezultateve preliminare nga shtabi zgjedhor i Partisë për Veprim Demokratik të udhëhequr nga deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi rezultatet janë si më poshtë:
PVD – 4144 vota
APN – 3763 vota
LPD – 2338 vota
PD – 1612 vota
PDSH – 1023 vota/21Media