Ukraina do të forcojë mbrojtjen kufitare të Bjellorusisë ndërsa Putin takohet me Lukashenkon

Ukraina po forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri, ka thënë një zyrtar qeveritar.
Zëvendësministri i Brendshëm, Yevhen Yenin tha për BBC se Ukraina do të forcojë kufirin Bjellorusi me forca të armatosura dhe municione.
Kjo vjen pasi Vladimir Putin i Rusisë udhëtoi për në Minsk për t’u takuar me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.
Bjellorusia ndan një kufi me Rusinë dhe Ukrainën.
Përpara vizitës së presidentit Putin, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se trupat e saj të vendosura në Bjellorusi do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë.
Duke reaguar ndaj kësaj dhe vizitës, Yenin konfirmoi “Ne po ndërtojmë linjat tona të mbrojtjes në të gjithë kufirin me Rusinë dhe me Bjellorusinë”.
Ndërsa Bjellorusia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, ajo lejoi trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur pushtimin në shkurt.
Minsku është nën presion në rritje nga Moska për të rritur mbështetjen e saj në të ashtuquajturin “pushtim special ushtarak”.
Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë raportet “si trillime totalisht të pabaza”.
Presidenti Putin fluturoi në Minsk për bisedime me Presidentin Lukashenko – hera e parë në tre vjet e gjysmë që dyshja takohen në Bjellorusi.
Takimi është cilësuar si një “vizitë pune” dhe ka zgjatur më shumë se dy orë./21Media

Back to top button