Putin: Ukrainën e shoh si një “komb vëllazëror”

Vladimir Putin beson se Rusia nuk është fajtore për luftën në Ukrainë, duke shtuar se të dy vendet “po ndajnë një tragjedi”.
Gjatë një fjalimi televiziv me zyrtarë të lartë ushtarakë, Putin tha se ai vazhdon ta shohë Ukrainën si një “komb vëllazëror”.
Ai pretendoi se konflikti ishte “rezultat i politikës së vendeve të treta” dhe jo për shkak të politikës ruse.
Teoria, e cila nënkupton zgjerimin perëndimor është hedhur poshtë vazhdimisht jashtë Rusisë.
Putin pretendoi se Perëndimi kishte “shpëlarë trurin” e republikave post-sovjetike, duke filluar nga Ukraina.
“Për vite me radhë u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie të mira fqinjësore me Ukrainën, duke ofruar kredi dhe energji të lirë, por nuk funksionoi.
“Nuk ka asgjë për të na akuzuar. Ne i kemi parë gjithmonë ukrainasit si një popull vëllazëror dhe unë ende mendoj kështu. Ajo që po ndodh tani është një tragjedi, por nuk është faji ynë”, tha ai.
Gjatë fjalimit zyrtarët ushtarakë u zotuan të vazhdojnë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” deri në vitin 2023.
Putin shtoi se nuk kishte kufi për sasinë e parave që Rusia ishte e gatshme të shpenzonte.
Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi rritjen e limitit të moshës për shërbimin e detyrueshëm ushtarak rus.
Sipas ligjit aktual, rusët e moshës 18-27 vjeç mund të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak – Z. Shoigu tani po propozon që të bëhet edhe për qytetarët e moshës 21-30 vjeç.
Shoigu njoftoi gjithashtu planet për të krijuar baza në dy qytete port – Berdyansk dhe Mariupol – të kapura gjatë ofensivës ruse.
Fjalimi erdhi ndërsa udhëheqësi ukrainas Volodmyr Zelensky udhëtoi për në Kapitolin e ShBA-së në Uashington./21Media

Show More
Back to top button