Dheu i shembur bllokon një person në Kamenicë

Një person është shpëtuar sot nga zjarrëfikësit në Komunën e Kamenicës.
Bëhet e ditur se personi i shpëtuar gjërsa ishte duke punuar, kishte rrëshqitur dheu duke e bllokuar brenda kanalit.
Kjo u bë e ditur nga vetë zjarrëfikësit përmes një postimi në Facebook.
“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal.Ne nuk ndalemi kur lodhemi, ne ndalemi kur mbarojmë”, thuhet në njoftimin e tyre./21Media