Kaloni te përmbajtja kryesore

Në fund të janarit pritet furnizimi me material për pasaporta

Në fund të janarit pritet të fillojë furnizimi me material për pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë.
Kjo u konfirmua për portalin rtv21.tv nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje.” thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka lidhur një kontratë me vlerë prej 4 milionë eurove me një kompani gjermane për furnizim me material të tillë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button