Presidentja takohet me Hovenierin, bisedojnë për zhvillimet e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Zyra e Presidencës ka njoftuar se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier. Në takim me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes./21Media

Back to top button