Haradinaj pas kthimit nga SHBA: Kurti me moskoordinim me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjes e radhës të kryesisë së saj. Në një njoftim në profilin e tij zyrtar në facebook, kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, tha se temë diskutimi në këtë takim ishin zhvillimet politike dhe përmbajtja e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se “Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”./21Media

Back to top button