Al Nassri e kontakton Busquetsin

Pas transferimit të superyllit portugez, Cristiano Ronaldo, skuadra e Al Nassrit po synon të bëjë edhe një lëvizje “bombë” në merkaton verore.
Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Sergio Busquets, ku Al Nassri veçse e ka kontaktuar atë për një mundësi të transferimit në qershor në Arabinë Saudite.
Po ashtu, tash e disa e muaj skuadra të ndryshme nga Amerika, respektivisht Liga Amerikane (MLS) po tentojnë që ta bindin Busquets për të pranuar ofertat e tyre.
Busquets duhet të vendosë nëse ai dëshiron që të qëndrojë dhe të vazhdojë te Barcelona, ose të provojë një aventurë të re në një shtet të ri.

Back to top button