​Arrestohet një serb në veri, i konfiskohen mbi 6 mijë fishekë

Në fshatin “Jashanicë” të Leposaviqit, sot Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu ka ndaluar në një pikë kontrolli një automjet me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një mashkull serb.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur rreth 6 mijë e 300 copë fishekë.
I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici.
I njëjti është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./21Media

Back to top button