Një vit nga lufta në Ukrainë, qytetarët e kryeqytetit kujtojnë luftën në Kosovë

Pas një viti të luftës në Ukrainë Prishtina sot është zgjuar e mbuluar me flamuj ukrainas si dhe u ka dhënë ngjyrë verdhë e kaltër vendkalimeve dhe rrethojave ne Prishtinë.
Pëllumba paqeje u lëshuan në Prishitnë nga një grup fëmijësh, të cilëve iu bashkua edhe kryetari i Prishitnës, Përparim Rama, në një vjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës. Prishitna që prej ditës së djeshme u bashkua në mbështetje të Ukrainës, sulmi ndaj së cilës nisi saktësisht një vit më parë.
Qytetarët e kryeqytetit thonë se ndjejnë vuajtjet e ukrainasve dhe kujtojnë kohën e luftës në Kosovë.
“Pom doket si me kanë unë aty n’ven atyne, bashk me ta e përkrahi çdo moment i përcjelli lajmet se nisna prej vetvetës, se e kom perjetu vet, mu nalë ajo luftë boll masakra, boll shkatërrime, kur mu kthy aj popull ma…”
“Rusia oshtë tu ba si Serbia që ka ba ne Kosovë, ata duhët me i hjek trupat edhe mos me zgjatë ma shumë se Putini spo tërheket po osht ka e forcon aty n’Ukrainë”, tha Sejdi Halimi, qytetar.
Kosoav iu bashkua vendeve perëndimore në dënimin e agresionit ndaj Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Një numër gazetarësh ukrainas u strehuan në Kosovë që prej nisjes së invadimit rus dhe ata thonë se Kosova iu dha mundësi që t’i tregojnë botës të vërtetën për luftën në Ukrainë.
“Fatkeqësisht jeta paqësore ukrainase është shkatërruar më 24 shkurt ë vitit të kaluar kur Rusia filloi pushtimin….Gjatë kësaj kohe liderët e shteteve evropian filluan të kuptojnë rrezikun që paraqet rreth botës regjimi kriminal i Putinit. Ata e kuptuan se ukrainasit mbrojnë jo vetëm tokën e tyre por edhe vlerat demokratike të vendeve të tjera. Prandaj, bota filloi të bashkohet dhe të mbështes Ukrainën në luftën e saj të drejtë për të jetuar…Kosova na strehoi në një epokë të vështirë. Prishtina u bë shtëpia jonë e dytë dhe na dha mundësi të qëndrojmë dhe t’i tregojmë botës të vërtetën për luftën në Ukrainë. Unë ndihem mirë dhe qetë“, theksoi ajo.
Kuvendi Komunal i Prishtinës nisi me një minutë heshtje një mbledhje në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës në një vjetorin e luftës. Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se lufta në Ukrainë nuk është vetëm një tragjedi për popullin ukrainas, por se është një njollë e zezë për t’gjithë njerëzimin.
“Populli i Kosovës evokon kujtime të ngjashme kur sheh skena të tilla, populli i Kosovës e ka kujtesën e freskët të ushtrimit të dhunës nga agresioni serb nga lufta e fundit, prandaj ne bashkë ndjejmë me popullin ukrainas…, ne besojmë që ky brutalitet i Rusisë do të ndëshkohet dhe të shtypet në Ukrainë se Rusisë do t’i duhët me u largua e koritur prej tokës ukrainase, prej tokës që padrejtësisht po e pushton besojmë që Ukraina do të fitoj e mbrojtësit e Ukrainës do të ngadhënjejnë…”./21Media

Back to top button