Arrestohen pesë persona të përfshirë në rrahje, sekuestrohen dy armë

Pesë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë.
Sipas Policisë, në këtë rast, janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.
“Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje. Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie armë, një pistoletë, dy karikatorë, 63 fishekë etj”, thuhet në njoftim./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?