“Duje” e Albina Kelmendit në mesin e këngëve më të klikuara të Eurovizionit

Tashmë është publikuar edhe videoklipi i këngës “Duje” me të cilën Shqipëria do të prezantohet në “Eurovisionin” e këtij viti.

Kënga “Duje” e Albinës dhe familjes Kelmendi është renditur në mesin e këngëve më të klikuara të festivalit evropian të këngës Eurovizion 2023.

Kjo këngë në kanalin Youtube ka arritur që t’i marrë mbi 148 mijë klikime për dy ditë.

Eurovizioni do të mbahet nga data 9 maj deri më 13 maj, në Liverpool.

Edicionin e kaluar fitues ishte grupi ukrainas Kalusha, me këngën Stefania. Por, për shkak të luftës në Ukrainë, edicioni i sivjetëm do të mbahet në Angli./21Media

Back to top button