Fitorja e parë e kualifikimeve në Euro 2024 i takon Sllovenisë
Kombëtarja e Sllovenisë e ka nisur ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 me fitore ndaj Kazakistanit.
Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Astana Arena”, Sllovenia e ka mposhtur si mysafire Kazakistanin me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Maksim Samorodov, i cili kaloi Kazakistanin në epërsi prej 1:0 në minutën e 24’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e barazimit për Slloveninë e gjeti David Brekalo, i cili shënon në minutën e 47’ për ta ndryshuar rezultatin në 1:1.
Golin e fitores për Slloveninë dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Zan Vipotnik, i cili i siguroi pikët e plota mysafirëve duke shënuar në minutën e 78’ për 2:1.
Me këtë fitore, Sllovenia ngjitet menjëherë në vendin e parë të Grupit H në kuotën e tre pikëve, kurse Kazakistani renditet në pozitën e fundit me asnjë pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Sllovenisë.