Shpërthim në Rusi, ka viktima
Në Saint Petersburg të Rusisë ka ndodhur një shpërthim që la të vrarë të paktën një person të dielën.
Raportimet e para thonë se në shpërthim mbetën edhe 15 të tjerë të plagosur, ndërsa viktima dyshohet se është Vladlen Tatarsky, reporter lufte i trupave ruse.
Ende s’janë dhënë detaje nga autoritet ruse, raportoi BBC-ja.
Në Twitter janë publikuar pamje që dyshohet se janë të momentit të shpërthimit.