Dhunohet një grua në Fushë Kosovë

Një grua ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë me të cilin ishte njohur disa muaj më parë.
Sipas viktimës rasti ka ndodhur të dielën në një shtëpi të pa banuar në Fushë Kosovë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte njohur disa muaj më parë. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme, e njëjta po ashtu ishte detyruar ti japë para disa herë në shuma të ndryshme”, ka njoftuar Policia përmes raportit ditor.
Policia ka bërë të ditur se pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./21Media