Musa: Nuk kam dëgju aktakuzë më të dobët, Prokuroria Speciale në Hagë dështoi në paraqitjen e provave

Avokati Skënder Musa  i vlerësoi si të dobëta aktakuzat ndaj ish të ish krerëve të UÇK- së në Hagë.

“Nuk kam dëgju aktakuzë më të dobët prej që kam qenë avokat”, tha Musa në emsionin “CLICK” në RTV21.

Sipas tij Prokuroria Speciale ka dështuar të paraqesë prova dhe fakte.

“Është përpjekur që ta argumentojë aktakuzën e saj me hierarkinë e UÇK-së, mirëpo ka harruar një fakt të pamohueshëm që është i regjistruar në kanalet e drejtësisë ndërkombëtare se lidhur me çështjet e luftës së Kosovës janë tri aktgjykime që kanë lidhje të drejtpërdrejt me Kosovën është aktgjykimi dënues i kryetarit të Serbisë, I cili është dënuar për krime lufte në Kosovë dhe në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se në Kosovë Serbia ka kryer krime kundër njerëzimit për shkak se janë depërtu 1 milion shqiptarë jashë Kosovës…dhe në arsyetim thuhet se nuk ka pasur krim kundër njerëzimit nga ana e palës shqiptare që i bjen nga UÇK-ja sepse nuk ka pasur depërtim të serbëve nga Kosova.

A po akuzohet UÇK-ja? Lama: Është jashtëzakonisht problematike të bëhet një ndarje me thikë

Në edicionin e sontëm të emsionit “Click” në RTV21 po diskutohet rreth gjyqit të ish krerëve të UÇK-së.

Ish ambasadorja, Alma Lama vlerësoi se është vështirë të ndahet se a po akuzohet UÇK-ja apo vetëm individët.

“Edhe pse në asnjë moment, as dje as në aktakuzë, as atëherë kur është krijuar Gjykata Speciale ne nuk kemi dëgjuar të thuhet se lufta e UÇK-së është e padrejtë p.sh.  Kjo do të ishte me të vërtetë një gjykim negative për luftën e UÇK-së, por gjithmonë është thënë se do të gjykohen individët për veprime që prokuoria pretendon se i kanë kryer, mirëpo fakti është se këta individë janë ish krerët e UÇK-së, pra një ndarje me thikë është jashtëzakonisht problematik të bëhëet edhe në qoftë se e bën drejtësia në ndarje të tillë, opinion ndërkombëtar por edhe opinion I mbrendshëm e ka të vështirë ta bëjë këtë lloj ndarje sepse kemi të bëjmë me krerët më të lartë të UÇK-së”, tha Lama./21Media

Back to top button