Vdiq muzikati i njohur, John Regan

John Regan, mjeshtër i basit, që ka luajtur me Peter Frampton, David Bowie dhe Mick Jagger, ka vdekur të premten në moshën 71-vjeçare.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
Bashkëshortja Cathy Merring-Regan lëshoi një deklaratë, e cila u shpërnda në “Facebook” nga një mik i familjes.
“Me pikëllimin më të madh ju njoftoj të gjithëve që John ndërroi jetë këtë pasdite”, thuhet në deklaratë./21Media