Hovenier: SHBA-ja e shqetësuar për incidentin në Zveçan

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas plagosjes së një personi në Zeveçan ku dyshohet se i përfshirë është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara për incidentin në veri të Kosovës më 10 prill.
“SHBA-ja është e shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan/Zveqan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ai tutje ka thënë se të gjithë shtetasit duhet të kenë besim në transparencën e zyrtarëve për zbatim të ligjit dhe në sektorin e drejtësisë.
“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara ndaj institucioneve për sundim të ligjit, avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multi-etnik”, ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Policia e Kosovës i ka suspenduar katër zyrtarë policorë që dyshohet të ketë qenë të përfshirë në incidentin e 10 prillit në veri, ku është plagosur një banor i komunitetit serb./21Media
The U.S. is concerned about an incident in which a Kosovan Serb was shot in Zvecan/Zveqan last night. Kosovo Police officials and institutions must conduct a thorough, credible investigation. We are deeply concerned by the initial denial made without due diligence. 1/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 11, 2023