Super derbi mes Cityt dhe Bayernit, formacionet zyrtare

Përballja mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut është njëra nga më interesantet në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.
Dy gjigantët evropianë ballafaqohen sonte në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 21:00, në një sfidë që pritet të jetë tejet e zjarrtë.
Trajneri i kampionit gjerman, Thomas Tuchel e ka konsideruar ndeshjen e sotme si njërën nga më të mirat që mund t’i ofronte kjo garë futbollit evropian, ndërsa Pep Guardiola ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por kjo është ajo që ka të bëjë me konkurrencën dhe për të fituar duhet mposhtur më të mirët.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të këtij viti, ku asokohe City e mposhti Bayernin si mysafirë me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten Foden dhe Mendy, kurse te Bayerni mungojnë Choupo-Moting, Hernandez, Neuer dhe Wanner.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato mund t’i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Dias, Stones, Ake, Akanji; Gundogan, De Bruyne, Rodri; Haaland, Silva, Grealish
Bayern Munich (4-3-3): Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka, Musiala; Coman, Sane, Gnabry